Kuriozitete Këto janë 18 shtetet që nuk janë prekur akoma nga koronavirusi

Këto janë 18 shtetet që nuk janë prekur akoma nga koronavirusi

Deri më 12 janar, pra më pak se tre muaj më parë, koronavirusi ishte i kufizuar në Kinë. Asnjë rast i vetëm nuk ishte gjetur jashtë vendit ku ai u shfaq.

Por më 13 janar, virusi u bë një problem global. Një rast u regjistrua në Tajlandë, pastaj në Japoni, Korenë e Jugut dhe shumë shpejt do ta pësonin dhe Shtetet e Bashkuara.

Tani ka më shumë se një milion raste Covid-19 në të gjithë botën. Por, ndërsa numri i të vdekurve rritet, dhe spitalet mbushen plot, ka disa vende që thonë se ende nuk janë prekur nga koronavirusi.

Deri më 2 Prill, 18 vende ende nuk kanë raportuar  asnjë rast të Covid-19, sipas një raporti të BBC-së, që i referohet të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

18 shtetet pa Covid-19:

Comoros; Kiribati; Lesoto; Ishujt Marshall; Mikronezi; Nauru; Korea e Veriut; Palau; Samoa; Sao Tome dhe Principe; Ishujt Solomon; Sudani i Jugut; Taxhikistani; Tonga; Turkmenistan; Tuvalu; Vanuatu, Jemen.

Mirëpo disa, ekspertë besojnë se duhet të ketë raste të raportuara në Korenë e Veriut, apo në Jemenin e shkatërruar nga lufta.

Koreja e Veriut

Shumica e këtyre vendeve të paprekura, janë ishuj të vegjël me pak vizitorë. Sipas OKB-së,  në të vërtetë janë shtatë nga 10 vendet më pak të vizituara në botë.

Por cili mund të jetë vendi i fundit në botë që mund të infektohet nga Covid-19?

Andy Tatem, një profesor i demografisë hapësinore dhe epidemiologjinë në Universitetin e Southampton thotë. ”Ka të ngjarë të jenë ato ishuj të Paqësorit të Jugut, shumë të largëta, unë për to do t’i vendosja bast paratë e mia”.

Nauru

Por ai shton se për shkak të ekonomisë së globalizuar, nuk beson se do të mbetet vend që do t’i shpëtojë një sëmundjeje të tillë infektive.

Izolimi i vendeve mund të funksionojë mendon ai, por nuk mund të zgjasë përgjithmonë.