Një çift i lumtur kanë zbuluar këshillat e tyre për një martesë të qëndrueshme me rastin e festimit të përvjetorit të 82-të të martesës.
D.W. Williams, 103, dhe Willie Williams, 100 vjeç, nga Karolina e Veriut kanë festuar përvjetorin e martesës së tyre duke bërë një festë të madhe me vajzat dhe mbesat e tyre.
Duke mbajtur një fjalim para 115 të ftuarve siç e do tradita, çifti pothuajse njëshekullor tha se nuk ka ndonjë sekret të madh për të fuksionuar martesa, por megjithatë mund të japin disa këshilla.
“Thjeshtë silluni mirë me njëri tjetrin” thotë Willie.
Çifti thotë se komunikimi mes tyre është celësi i martesës së lumtur.
“Ne nuk zihemi dhe nuk bëjmë luftë mes vete. Nëse nuk pajtohemi për diçka, zakonisht heshtim derisa të qetësohemi”.
Ndërsa mbesa e tyre e ka një teori tjetër: “Ata janë miqtë më të mirë të njëri tjetrit”, thotë ajo.