Horoskopi Këto janë shenjat më joshëse të horoskopit

Këto janë shenjat më joshëse të horoskopit

“Arti i joshjes” nuk është i lehtë për të gjithë. Ka njerëz që duket se kanë lindur me dhuntinë e sharmit dhe bëjnë përshtypje kur e shfaqin atë. Astrologjia luan rolin e saj edhe në këtë drejtim. Sipas yjeve janë pesë shenja të zodiakut që karakterizohen për sharmin e tyre, ku njëra zë vendin e parë në listën e më joshësve.

Dashi

Dashi dashurohet fort, është i guximshëm dhe aktiv. Përveç kësaj, zotëron artin e bindjes dhe di shumë mirë të bind bashkëbiseduesin që të bëjë diçka të çmendur. E joshin “viktimën” e tyre ngadalë dhe me stil, si dhe lëvizin me plan kur kanë një objektiv. Sigurisht që janë shenjë zjarri, gjë që i bën edhe më të pasionuar dhe simpatik.

Demi

Shpesh të lindurit e kësaj shenje karakterizohen si kokëfortë dhe egoist. Megjithatë, ata kanë një anë romantike dhe përqafojnë anën e tyre sensuale dhe të dashur. Demi nuk bën plane për të befasuar të tjerët. Kjo aftësi u vjen natyrshëm. Ndoshta për këtë veti kontribuon sundimtari i tyre, i cili nuk është askush tjetër përveç planetit të Venusit.

Binjakët

Janë të shoqërueshëm, argëtues dhe lozonjar. Binjakët, janë shenjë e ajrit që pëlqejnë të takohen me njerëz dhe të bëjnë biseda interesante. Në fund të fundit, ata janë më të mirët në këtë drejtim. I magjepsin të tjerët menjëherë me një buzëqeshje të ëmbël dhe një kompliment modest. Të udhëhequr nga Mërkuri, planeti i komunikimit, Binjakët arrijnë magjepsin pothuajse menjëherë.

Akrepi

Është e lehtë të kuptosh pse shenja më e pasionuar e zodiakut është në këtë listë. Akrepat janë personalitete misterioze, të cilët i mbajnë letrat e mbyllura. Ky qëndrim i tyre, duke mos i besuar absolutisht askujt dhe duke qëndruar “të mbyllur”, është ajo që i bën kaq simpatikë. Me Marsin si sundimtar, planetin e pasionit dhe agresionit, ata dinë shumë mirë të bëjnë përshtypje të tjerëve.

Por cila shenjë e zodiakut konsiderohet më joshësja nga të gjitha?

Në krye të listës së shenjave më simpatike është një shenjë ajri. Arrin që të bëjë përshtypje pa asnjë përpjekje, ndërsa ka një sens shumë të mirë humori. Dallohet për inteligjencën e lartë, është dëgjues shumë i mirë dhe bisedat me të janë gjithmonë kuptimplota. Prirja për të balancuar gjithçka dhe për të dhënë drejtësi e bën shumë popullor, ndërsa shquhet edhe për guximin dhe aftësinë për t’u argëtuar. Kushdo që ka ndërvepruar me ta e di se sa më sipër nuk është ekzagjerim dhe me të drejtë Peshorja është në krye të listës së shenjave më joshëse.