Sport Historiku i ekipit të futbollit “Memaliaj” (FOTO)

Historiku i ekipit të futbollit “Memaliaj” (FOTO)

Me kalimin e ekipit të futbollit, “Minatori”, në vitin 1986, nga qyteti i Memaliajt, për të luajtur në stadiumin e qytetit të Tepelenës, po këtë vit u themelua edhe ekipi i futbollit, “Memaliaj”.

Pothuajse, shumica e lojtarëve të “Minatorit”, të cilët ishin memaliotë, vazhduan të luanin me ketë ekip, pasi ishte në kategorin e dytë, pjesa tjetër zgjodhi të luante me ekipin e sapo themeluar, “Memaliaj”, ku i zhvillonte ndeshjet tek fusha e vjetër e asaj kohe.

Dihet që viti 1986-të, është viti kur u themelua ekipi i futbollit, “Memaliaj”, ku vazhdon të përfaqësojë memaliotët edhe sot.

Ky ekip e filloi rrugëtimin e tij nga kategoria e tretë, me trajner, Prof. Qiorjako Fani, i cili e drejtoi “Memaliajn” deri në vitin 1988-të. Në vitet 1988-1992, e ka drejtuar trajneri, Prof. Vladimir Bushi. Ekipi “Memaliaj”, nuk merr pjesë në kampionatin sportiv të zhvillohej midis viteve, 1993-1994-ër, pasi pothuajse i gjithë qyteti u larguan në emigracion dhe midis tyre edhe shumë futbollistë. Në këto raste, nëse ekipi nuk paraqitet në kampionat, FSHF-ja, merr masa ndëshkimore dhe ekipin “Memaliaj”, e kalon në kategori të tretë.

Në sezonin sportiv, 1994-1995, ekipi rifutet në kampionat me tjaner, Prof. Vladimir Bushin, i cili e futi ekipin, në kategori të dytë, pasi fitoi 2-0, ndaj “Butrintit”, në ndeshjen e Play-off. Në fazën e parë me sistem grumbullimi, që u bë në kategorinë e tretë, ku fitoi “Memaliaj”, për organizimin e ekipit, u kujdes futbollisti veteran, Flamur Hoxha dhe në fazën e dytë, u kujdes futbollisti Xhevit Kacorri, i cili në atë kohë, ishte edhe lojtar informacioni i ekipit.

Në vitin 1995-ë, krijohet FK Memaliaj (Futboll Klub Memaliaj). Në vitin 1996-ë, me vendim të Këshillit Bashkiak, stadiumi i futbollit, pagëzohet me emrin e themeluesit të futbollit tepelenas, “Karafil Caushi”.

Në vitin 1996-ë, ekipi i besohet veteranëve të ekipit të futbollit, “Minatori”, trajnerëve, Ferman Haska dhe zv/trajner, Asllan Seferi dhe vazhdojnë deri në vitin 2000. Në vitin 1996-ë, president klubi, zgjidhet, Pandi Ciko. Përgjatë viteve 2000-2002, ekipi i besohet trajnerit, Asllan Seferi dhe zv/trajner, ish futbollistit Astrit Goxhaj. Në periudhën 2002-2009, ekipin e rimerr, Prof. Vladimir Bushi dhe e nxjerr ekipin për herë të parë, në kategori të parë. Në vitin 2010-ë, e drejton ish futbollisti, Aleksandr Qiqi dhe në periudhën

2011-2012, pati një ndërprerje, pasi përjashtohet nga kampionati dhe në vitet 2012-2022, e ka drejtuar futbollisti i mirënjohur dhe veterani i këtij ekipi, trajneri Altin Zhupa.

Futbollistët që kanë luajtur që në fillimet e krijimit të ekipit “Memaliaj” e deri më sot, janë: Medin Dashi (portier), Flamur Hoxha (mbrojtës i lirë), Vlaimir Zaimi (qendërmbrojtës, mbrojtës i lirë)), Xhevit Kacorri (qendërmbrojtës, mbrojtës i lirë, kapiten), Kujtim Hariza (mbrojtës i majtë), Margarit Done (mesfushor), Vladimir Brega (sulmues), Kastriot Kanani (sulmues), Nasho Kora (mbrojtës i majtë), Petraq Karalliu (sulmues i majtë), Bektash Caushi (mesfushor), Karlo Hysotoçi (sulmues), Ndreko Qesko (mesfushor), Përparim Kalemi (sulmues), Niko Kukumi (mesfushor), Agim Shapa (mesfushor), Ernest Sala (mesfushor), Edmond Sinodemi (mesfushor), Robert Sinani (portier), Ferdinant Tafili (mesfushor), Ferdinant Goga (sulmues), Alfred Dedgjoni (mbrojtës), Guri Çibuku (portier), Arben Haxhiraj (mesfushor), Vladimir Goxhaj (mbrojtës), Ylli Quko, Robert Maliqi (sulmues i qendrës), Bedri Beda (mesfushor), Mariglen Hysesani (mesfushor, sulmues), Gëzim Nela (mesfushor), Genci Muçi (mesfushor), Agron Dashi (mbrojtës), Ilia Karalli (mesfushor, sulmues), Adriatik Llaka (mesfushur me tipare sulmuesi), Hetem Lika (mesfushor), Gjergji Çibuku (mbrojtës), Altin Zhupa (mesfushor organizatorë me tipare sulmuesi, kapiten), Kristaq Maçi (mbrojtës), Sadik Disha (mesfushor me tipare sulmuesi), Shpëtim Kanani, Valmir Arapi (sulmues), Ylli Abedini (sulmues), Luan Skëndi (mbrojtës), Dritan Seferi (qendërsulmues), Flamur Shehu (mesfushor, sulmues), Arben Shehu (mesfushor organizator, qendërsulmues), Sokol Gjonçaj (sulmues), Eugen Halili (mbrojtës), Kujtim Muçi, Gerd Hoxha, Saimir Merkohasani, Edmond Nano (portier), Adnand Goga (portier), Renato Kocali (portier), Dashamir Velaj (portier), Gerarto Muçi, Klaudio Zhupa, Leonard Muka, Artur Muka, Kleo Sevo, Aleksandër Tafili, Bledar Hajredini, Roland Gabo, Ornel Selmani, Ervin Merdani (portier), Jonald Meçi, Altin Fetaj (mbrojtës i majtë), Klaudio Hoxha (qendërmbrojtës), Sefer Nanaj, Adelajd Caushi (mbrojtës i lirë), Shpati (mbrojtës i djathtë), Artan Malasi (nga Ballshi mesfushor i majtë), Krenar Bilaj (mesfushor i qendrës), Ervin Hysi (mbrojtës), Filjon Caushi, Edison Caushi, Blanduart Caushi, Armando Mata (nga lagja “Ali Demi” i Tiranës, mesfushor i djathtë me karakter sulmues), Erjon Tata (mesfushor i djathë), Alban Sharka (nga Lushnja, mbrojtës i djathtë), Korado Kalemi, Klodian Mustafai (portier), Dorian Hima (mbrojtës krahu), Adriatik Lika (mesfushor), Jonid Zhupa (mesfushor), Gentian Arapi (mbrojtës krahu), Olti Rapa (qendërmbrojtës), Mikel Brahimaj (mbrojtës i majtë), Maklaud Kashari (sulmues nga Tirana), Rezi Kafazi, Heklan Jaupi, Xhulio Mirani, Aldo Lika, Evis Gashi, Kristi Shehu, Eri Bilaj, Qamil Skënderi, Erion Tata, Denis Mema, Kleanto Sheka, Aristotel Kuca, Orgest Sako, Xhulio Lalaj, Herbi Hysesani, Ramadan Merko, Altin Ajdini, Denis Beta, Kreshnik Gaxhaj, Ervin Ruçi, Kristian Koshi, Iliaz Bega, S.Matushi, R.Pula, Dionis Hajdini, Ervis Jaupi, Alkid Kacorri, Kristian Shehu, Elti Seiti (mbrojtës), Marsel Hysi, Edvajel Hysi, Areldo Bullgari (mesfushorë), Alvaro Shehu (mbrojtës), Shefqet Boni (sulmues), Eldar Batha (sulmues), Fajton Karemani (mesfushorë), Lisandro Zhupa (mesfushorë), Dilaver Merkohasani (portier), Fatjona Hodo, Donald Harizi, Fation Goro (mbrojtës), Mariglen Saka (mbrojtës), Andrea Caro (mbrojtës), Fadil Spahiu (portier), Donald Shehu (sulmues), Kliton Kodhelaj (mesfushorë), Leandro Mamaj (sulmues), Dritan Mehmeti (sulmues), Arber Vela (mesfushorë), Basha, Gjetdocaj, Mamani, …etj.

Presidentët e Futboll Klub Memaliaj (FKM), ndër vite janë: Pandi Ciko (1995-1996, njëkohësisht edhe sponsor), Përparim Kacorri (1996-1999, njëkohësishtë edhe sponsor), Arilla Qëndro (1999-2000), Selam Kocali (2000-2004), Xhevit Kacorri (2004-2007), Adriatik Kalemi (2007-2009, njëkohësisht edhe sponsor), Asllan Seferi (2009-2010). Në vitin 2010, ekipi përjashtohet nga kampionati deri në vitin 2012. Në periudhën 2012-2014, e drejton Asllan Seferi, Arben Shehu (2014 -2018) dhe Xhevit Kacorri (2018-2022). Sponsor të tjerë të klubit, në periudha të ndryshme, kanë qenë Ilia Vasili, Eduart Qendro, Bernard Lola dhe Hamza Muka, ky i fundit e shkriu gjithë pasurinë e tij, derisa e nxori ekipin në kategorinë e parë!

Mjekët e ekipit “Memaliaj”, qysh nga dita e themelimit e deri më sot është, Robert Nasi, ndërsa tekniku i fushës vazhdon ende, Petrit Bila.

Në mbyllje të këtij shkrimi, duhet shprehur mirënjohje të thellë, për të gjithë lojtarët, trajnerët, presidentët, sponsorit dhe mbështetjen e sportdashësve, të cilët bënë të mundur, jo vetëm trashëgimin e këtij sporti të dashur për memaliotët, por dhe në kushte shumë të vështira ekonomike; si për bazën materiale, por edhe për anën e të ardhurave për futbollistët!

Edmond Ismailati

Dhjetor 2022