Aktualitet Këto lagje të Tiranës do të jenë pa drita nesër

Këto lagje të Tiranës do të jenë pa drita nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se do të ketë një ndërprerje të energjisë elektrike nesër në disa lagje të Tiranës, që do të nisë nga ora 9:00 dhe me gjasë do vijojë deri në orën 14:00.

Stakimi i energjisë do të ndodhë për shkak të punës që do të zhvillohet në kabinat elektrike dhe do të bëhet në disa zona të kryeqytetit.

Njoftimi i plotë i OSSHE:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim i datës 7 Tetor

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 Tetor do të stakohet energjia në këto zona me këto orare:

09:00-15:00

Pjesërisht rruga e Dibrës, rruga “Ibrahim Buzhiqi”

rruga “Mahmut Fortuzi” pranë Drejtorisë Rajonale të OSHEE Tiranë

11:00-14:00

Pjesërisht zona midis rrugës së Barrikadave dhe rrugës “Siri Kodra”

10:00- 12:00

Pjesërisht rruga “Ludovik Shllaku”, pranë sheshit “Avni Rustemi”