Kryesore Artan Lame tregon për episodin me Fevziun në studio: Kur mori shkopin,...

Artan Lame tregon për episodin me Fevziun në studio: Kur mori shkopin, mendova se do më binte

E mbani mend momentin kur gazetari Blendi Fevziu i bërtiste drejtorit aktual të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, në atë kohë kreu i ALUIZNI-it, “Pushoooo”, me shkop në dorë?

Këtë episod e ka kujtuar vetë Lame, teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit“, të Rudina Dembacaj në RTV Ora, teksa ka treguar si e përjetoi debatin në studion e Blendi Fevziut.

“Jam shumë nevrik, por zakonisht kur janë kamerat përmbahem për të qënë politikisht korrekt”, u shpreh ai.

“Unë tashmë ushtroj, ushtrime nervash për të kalitur veten, pastaj ai që unë kisha përballë ndjesë pastë Sokoli ishte kundërshtar i dobët se bëhej fjalë për rrugët në 2013. Kur Fevziu merr shkopin thashë erdhi të më bjerë e po shikoja objektet që kisha rreth për t’ia hedhur kokës, për t’ju kundërpërgjigjur. Po ishte një skenë e bukur.”