Sport Khedira injoron Bonucci-Alves: Jemi më të fortë se vitin e kaluar

Khedira injoron Bonucci-Alves: Jemi më të fortë se vitin e kaluar

Sami Khedira ka dashur të karikojë skuadrën në prag të Superkupës së Italisë që Juventus do të luajë kundër Lazio-s të dielën në mbrëmje.

Në mesazhin e publikuar nga gjermani në Instagram ka pasur hapësirë edhe për një koment që ka pasur lidhje me largimet e Dani Alves dhe Leonardo Bonucci: “Pas fazës përgatitore, jemi gati për Lazio-n dhe për të fituar Superkupën e Italisë, trofeu i parë i sezonit. Ështyë për të ardhur keq që disa lojtarë të mirë kanë vendosur të largohen gjatë verës, por ky është futbolli. Shokët tanë të rinj kanë sjellë shumë cilësi dhe motivim brenda ekipit, për këtë arsye mendoj se grupi aktual është më i mirë se ai i viti të kaluar. objektivi ynë është që të luftojmë gjithmonë për të fituar çdo kompeticion”.