Sport Klopp zbulon skuadrën favorite për të fituar Premier League

Klopp zbulon skuadrën favorite për të fituar Premier League

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka përkufizuar Manchester City si “ekip i pabesueshëm” dhe mendon se skuadra e Pep Guardiola do të jetë favorite për titullin.

“Ata janë favoritët. Kanë luajtur shumë mirë vitin e kaluar dhe kanë pasur vetëm disa probleme. City kishte një skuadër të jashtëzakonshme sezonin e kaluar dhe më pas kanë marrë Jesus dhe unë mendova ‘O Zot’. Është shumë i ri dhe shumë i fortë. Një lojtar i jashtëzakonshëm dhe tani kanë marrë edhe mbrojtës të tjerë”.

Klopp ka vazhduar analizën e tij për sezonin e ardhshëm duke thënë se: “Ne duam të përfundojmë sa më lart të jetë e mundur. Manchester United do të kërkojë të reagojë pas sezonit të kaluar dhe do të duhet të shohim se si do të luajë Chelsea pa Diego Costa. Morata është një blerje shumë e mirë, por ata kanë humbur edhe Matic. Të shohim, por ata mbeten një ekip i madh”.