Extra “Kiara left the chat”/ Nëna e Luizit dërgon mesazh brenda shtëpisë së...

“Kiara left the chat”/ Nëna e Luizit dërgon mesazh brenda shtëpisë së Big Brother, por komplimenton vetëm Oltën

Ka përfunduar loja siameze për banorët e Big Brother, ku i gjithë fokusi ishte për Oltën dhe Luizin, që ishin dyshja më e spikatur.

Por duket se këtë lojë me shumë interes e ka parë edhe nëna e këngëtarit. Pas reagimit të saj, pak javë më parë, me një letër drejtuar të birit, mamaja e Luizit ka qenë përsëri prezente me një mesazh, nëpërmjet mesazheve të Big Love.

“Çapaculat e nënës, jeni shumë të mirë Zoti ju ruajt. Ka Zot lart që bëri bashkë Luizin dhe Oltën. Jeni shumë të mirë, më keni kënaqur”.

Ky mesazh nga mamaja e tij, që jeton në New York, ka sjellë jo pak emocion për këngëtarin, por edhe banorët e tjerë. Megjithatë, ajo që ra në sy të fansave, ishte fakti se ajo kishte zgjedhur mos ta përmendte Kiarën, në këtë mesazh të dërguar. Ndoshta nga ndikimi i lojës, apo për faktin që ajo nuk u kujdes për Luizin kur ishte i sëmurë, nëna e Luizit, kishte zgjedhur mos të kishte një mesazh për ‘nusen’ e saj. Në rrjet nuk kanë munguar edhe komentet “Kiara left the chat”, pasi kanë ndjekur videon me mesazhin e dërguar.