Extra “Kiara po të shfrytëzon sepse je i famshëm”, përgjigja e Luizit lë...

“Kiara po të shfrytëzon sepse je i famshëm”, përgjigja e Luizit lë pa fjalë Olta Gixharin

Post “Big Brother VIP 2” përballi banorët e programit më të ndjekur në Shqipëri, ku nuk munguan as debatet midis tyre.

Në debatin e fortë u përfshinë Luiz Ejlli, Kiara Tito dhe Olta Gixhari, të cilët nuk kursyen akuzat ndaj njëri-tjetrit. Olta akuzoi Kiarën se po shfrytëzon Luizin prej famës. Por përgjigja e Luizit ka qenë e papritur për Oltën, duke i thënë që s’e ka problem.

Gixhari e akuzoi ish-konkurrenten se e shfrytëzon fituesin e “BBV2”, pasi fama e tij është shumë e madhe.

Luizi: Unë po e shfrytëzoj Kiarën sepse dua të krijoj një familje.

Olta: Ajo po të shfrytëzon ty sepse je shumë i famshëm, kaq ka treguar deri tani. Kjo e kulluara meqë tha që është kaq e mirë.

Luizi: Kiara po më shfrytëzon mua dhe nuk e kam problem fare.

Kiara: Deri më tani nuk kam nxjerrë asnjë ofendim për askënd. Ky më ka vendosur unazën në gisht dhe që prej atij momenti nuk ke gojë të flasësh. Jo të më rrish të më flasësh cepave, e të më thuash ju do ndaheni. Ti je inatçie, kjo je ti.

Olta: Burrë e grua nuk të bëjnë interes por nevoja. Ti je materialiste.