Aktualitet Shpërndante para për vota, pranga 48-vjeçarit në Krujë

Shpërndante para për vota, pranga 48-vjeçarit në Krujë

Policia njoftoi mbrëmjen e sotme se ka goditur një rast të shpërndarjes së parave, me qëllim blerjen e votës.

Një 48-vjeçar është ndaluar në Krujë duke kryer këtë aktivitet të paligjshëm ndërsa është bllokuar automjeti i tij “Volkswagen Touareg”.

Gjatë kontrollit në makinë atij iu gjetën 69 mijë lekë te rinj dhe 50 euro si dhe një listë zgjedhësish në njësinë administrative Cudh ku ishin të rrethuar emrat e votuesve të cilëve dyshohet se kanë marrë para në këmbim të votës.

I ndaluari është person me precedentë të mëparshëm penalë për çështje droge dhe armëmbajtje pa leje.