Një total prej pothuajse 400 fëmijë janë vrarë dhe plagosur në Ukrainë që nga fillimi i agresionit të armatosur të Federatës Ruse. Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Publike e Ukrainës në Telegram.
“Nga këta, 153 u vranë dhe mbi 245 u plagosën”, tha prokuroria.
Ndërkohë kriza humanitare vazhdon me mbi 4 milionë njerëz që janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës.
Ndërkaq helikopterët ukrainas sulmuan depon e naftës të qytetit rus të Belgorod, kurse Moska njoftoi sot korridore të rinj humanitarë nga Mariupol.