Ekonomi Çmimi i naftës zbret në 231 lekë

Çmimi i naftës zbret në 231 lekë

Çmimi i naftës vijon rënien. Një litër naftë sot tregtohet për 231 lekë nga 237 lekë që ishte më parë.

Bordi i Transparencës, i cili ka për qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, ka vendosur çmimet e reja për karburantet në vend.

Çmimi i benzinës është rritur me një lekë, shitet me 212 lekë nga 211 lekë. Ndërsa gazi është ulur me një lekë. Një litër gaz do të jetë 115 nga 116 lekë që u tregtuar dy ditët e fundit.

Nafta në botë

Edhe çmimi i naftës në bursë është ulur. Një fuçi sot më 1 prill tregtohet për 103.78 dollarë, duke shënuar në rënie të lehtë në raport me një ditë më parë prej rreth 1 pikë për qind.