Kryesore Kim: Numri i afganëve që do të vijnë në Shqipëri nuk është...

Kim: Numri i afganëve që do të vijnë në Shqipëri nuk është vendosur ende

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, lidhur me ardhjen e emigrantëve afgan në Shqipëri.

Kim dhe Xhaçka u shprehën se takimi ishte i frytshëm, por nuk treguan detaje lidhur me operacionin për akomodimin e afganëve.

Ndërkohë diplomatja ka falënderuar edhe njëherë Shqipërinë për mikpritjen e emigrantëve, por nuk tregoi numrin e saktë të afganëve që do të strehohen në Shqipëri dhe premtoi se të dhëna më të plota do të bëhen publike në ditët në vijim

“Ishte një takim i rëndësishëm për strehimin e afganëve në vendin tuaj dhe vlerësojmë shumë këtë gjest të Shqipërisë për ata që i ikin zonës së luftës. Shqipëria dhe shqiptarët janë cilësuar si popull që u japin strehim, duke përkujtuar edhe vitet ‘90 ku ata ikën vetë jashtë kjo është diçka që bota duhet ta dijë dhe të gjithë duhet të jenë mirënjohës ndaj Shqipërisë. Detajet nuk janë vendosur ende, por të ardhme do të koordinohemi ngushtësisht. Nuk kemi një numër të saktë të afganëve që do zbarkojnë këtu se ndryshon nga momenti në moment, por afganët do të vijnë këtu herë pas here në varësi të linjave ajrore të SHBA. Për momentin kemi mijëra afganë të strehuar në SHBA dhe nuk dimë si do bëhet shpërndarja”, tha Kim.