Popullsia e Kinës është rritur me ritmin më të ngadaltë në dekada, sipas të dhënave të qeverisë të publikuara të martën.
Shkalla mesatare e rritjes vjetore ishte 0.53% gjatë 10 viteve të fundit, krahasuar me rritjen prej 0.57% midis viteve 2000 dhe 2010, duke e çuar popullsinë në 1.41 miliardë.
Rezultatet shtojnë presionin mbi Pekinin për të rritur masat që çiftet të kenë më shumë fëmijë dhe të shmangin rënien e popullsisë.
Rezultatet u njoftuan pas regjistrimit të popullsisë që bëhet një herë në një dekadë, i cili fillimisht pritej të dilte në prill.
Regjistrimi u krye në fund të vitit 2020, ku rreth shtatë milionë regjistrues kishin shkuar derë më derë për të mbledhur informacione nga familjet kineze.
Duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të anketuar, ai konsiderohet si burimi më i plotë për popullsinë e Kinës, i cili është i rëndësishëm për planifikimin e ardhshëm.