Kontinenti kinez raportoi 1,735 raste të reja me COVID-19. Rajonet më të prekura janë Jilin, Gansu, Shenzhen si dhe Huan.
Vendi ku u shfaq për herë të parë koronavirusi në fund të vitit 2019 ka frenuar kryesisht përhapjen e tij falë një kombinimi të kontrolleve kufitare, karantinave të gjata dhe bllokimeve të rrepta.
Me variantin Omicron që po përhapet gjithnjë e më shumë disa province në Kinë aktualisht janë vendosur në karantinë. Provinca Jilin ka vendosur një ndalim udhëtimi, ku banorët mund të dalin të blejnë gjërat e nevojshme vetëm me anë të një leje. Në disa qytete janë ndërtuar tetë “spitale të improvizuara” dhe dy qendra karantine.
Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë të ditur se vendi do vazhdojë që t’i përmbahet strategjisë së tij zero-COVID pavarësisht rritjes së rasteve. Po ashtu edhe Koreja e Jugut raportoi më shumë se 380,000 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin total të rasteve të vendit në 9.03 milionë. Përhapja e shpejtë e variantit Omicron në Korenë e Jugut ka rritur ndjeshëm kurbën e COVID-19.
Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka bërë të ditur se përhapja sërish e COVID-19 në kontinentin aziatik tregon se fundi i pandemisë COVID-19 është shumë larg.
Agjencia Shëndetësore e OKB-së ka thënë më parë se pandemia mund të përfundojë këtë vit, por kjo do të varet nga sa shpejt bota mund të përmbushë objektivin e saj për të vaksinuar 70% të popullsisë në secilin vend.
Pas më shumë se një muaji rënie, rastet e COVID filluan të rriten në mbarë botën javën e kaluar. Një kombinim faktorësh po shkakton rritjet përfshin variantin shumë të transmetueshëm Omicron dhe nënvariantin BA.2 si dhe heqjen e masave shëndetësore.