Aktualitet Rama shkon në supermarket, njihet me çmimet e rritura të ushqimeve

Rama shkon në supermarket, njihet me çmimet e rritura të ushqimeve

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video nga vizita e tij “mbikëqyrëse në një market lagjeje për çmimet e produkteve bazë që ndjek Bordi i sapongritur i Administrimit, për përballimin solidar të goditjeve të luftës në Ukrainë mbi mallrat e konsumit”.

Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ku inspektoi nga afër çmimet e një supermarketi në Tiranë.

“Shteti nuk mund të ndërhyjë te çmimet, por duhet vendosur një kompromis nga ana e tregtarëve. Duam që të ketë një lloj solidariteti dhe dakordësie nga ju. Vaji është një problem i madh… Ne nuk mund të kërkojmë që të ketë çmime që të fillojë humbja e furnizuesve, pasi shkon në kolaps. Do të ishte jeta shumë e bukur nëse do të mundej që ekonominë ta lëviznin privatët dhe çmimet t’i vendoste shteti, por kjo nuk ekziston”, tha Rama/

.