Ka realizuar ëndrrën dhe objektivin e saj kinezja Quan Hongchan, e cila në moshën 14 vjeç e 130 ditë ka dominuar garën finale të hedhjes në pishinë për femra në platformën 10 metra. Ajo ka arritur të një rezultat fenomenal, 466.20. Medaljen e argjendit e ka marrë patriotja e saj Chen Yuxi (425.40), kurse të bronzit australianja Melissa Wu (371.40).
Në garimin e parë ndërkombëtar, sportistja e vogël kineze ka dhuruar kështu një paraqitje impresionuese, që do t’i shërbejë edhe për të ndihmuar familjes së saj.
Nëna e sportistes 14-vjeçare është e sëmurë dhe gjithçka që ajo do të arrijë të fitojë nga medalja e artë që ka marrë në Olimpiadën e Tokios, do të shërbejë pikërisht për kurimin e nënës së saj. Vërtet një arritje e jashtëzakonshme për moshën e saj dhe një kënaqësi e dyfishtë.