Marsida Qatja është marrë sërish në pyetje gjatë pasdites së djeshme për shkak të dëshmive kontradiktore në media dhe para oficerëve të policisë gjyqësore, por edhe nevojës për të qartësuar atë se çfarë ndodhi dy netë më parë në banesën e saj në Kavajë.
Gazetarja e ABC News, Anila Sefa raporton se ajo ka deklaruar se kishte thirrur Toçin për të shuar sherrin me Hoxhollin.
30-vjeçarja, ka deklaruar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe në raste të caktuara ka përdorur edhe kokainë.
Marsida theksuar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka përdorur kokainë, duke theksuar se nuk e kishte blerë ajo, por e ka gjetur në pjatë, ku e kishte vendosur miku i saj, Xhuljo.
Në dëshminë e saj pas krimit, Qatja ka pranuar në Polici se me viktimën ka pasur një lidhje, së cilës i kishte dhënë fund, por ai kërkonte sërish të kryente marrëdhënie me të.
Por në prononcime që ka dhënë përgjatë dy ditëve në media të ndryshme, ajo thotë të kundërtën. Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës e ka rimarrë në pyetje Marsida Qatjan, por edhe të gjithë personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur pas mesnate në apartamentin e 30-vjeçares./ ABC News