Extra Kjo është mënyra se si arrin truri ynë të zgjedhë kujtimet që...

Kjo është mënyra se si arrin truri ynë të zgjedhë kujtimet që duhet të ruhen

Të kthehemi pas në kohë për të kujtuar ditë të bukura, momente të veçanta apo histori që na kanë ndodhur nuk është gjithnjë kaq e lehtë. Sidomos nëse duam të risjellim në vëmendje një ngjarje minutë pas minute.

Por, si e zgjedh truri se çfarë gjërash të ruajë dhe çfarë jo? Në të vërtetë ekziston psikologjia që shkon deri në thellësinë e këtyre detajeve.

Si i zgjedh truri juaj kujtimet?

Në një studim të New York University të kryer te minjtë, të cilët përdorin shpesh në testet që studiojnë trurin e njeriut, studiuesit zbuluan se truri i njerëzve dhe gjitarëve ka një sistem për të zgjedhur se cilat përvoja jetësore janë mjaft të rëndësishme për t’u ruajtur në kujtesën afatgjatë dhe cilat zbehen me kalimin e kohës.

Eksperimentet zbuluan se gjatë orëve të zgjimit, qelizat në hipokampusin e trurit shkëlqejnë në një model specifik të quajtur “shënjim me valë të mprehta”, të cilat etiketojnë përvojat e rëndësishme për lëvizjen në ruajtjen e kujtesës afatgjatë gjatë gjumit.

Si pjesë e hulumtimit, shkencëtarët vendosën minjtë nëpër një labirint që përfundoi me një shpërblim për ata që e arritën atë. Ndërsa, minjtë po lundronin në labirint, studiuesit monitoruan aktivitetin e qelizave nervore përmes elektrodave të vendosura në trurin e minjve që ushqenin të dhëna në programet kompjuterike.

Autori i studimit mjeku György Buzsáki tha për NBC: “Ky proces i etiketimit gjatë orëve të zgjimit është krejtësisht i pavetëdijshëm. Truri vendos vetë, në vend që ne të vendosim vullnetarisht.”

Si mund të zgjedhim se cilat kujtime të ruajmë

Megjithatë, nëse jeni të shqetësuar për harrimin e kujtimeve që nuk janë ‘etiketuar’ nga truri juaj, Buzsáki thotë se pushimi i trurit është diçka thelbësore. Duke ofruar shembuj të filmave dhe televizionit, ai tha: “Nëse shikoni një film dhe dëshironi ta mbani mend atë, është më mirë të bëni një shëtitje më pas dhe me siguri që disa orë më vonë do e rikujtoni komplet”, përfundon ai.