Kuriozitete Kjo është ndoshta një ndër historitë më të bukura që mund të...

Kjo është ndoshta një ndër historitë më të bukura që mund të keni lexuar ndonjëherë

“Zhytësi i famshëm italian, Enzo Maiorca, ishte duke u zhytur në detin e Sirakusës, ndërkohë që po fliste me vajzën e tij Rossanën, e cila ishte në varkë. Ishte gati për t’u zhytur, kur ndjeu se diçka e goditi në shpinë. U kthye dhe pa një delfin, i cili nuk ndaloi të luante me të, por u hodh sërish në det.

Aty ai e kuptoi se nuk delfini nuk donte të luante, por të shprehte diçka. Ai u zhyt në det, dhe Enzo u zhyt pas tij. Rreth 12 metra në thellësi, gjendej një delfin tjetër i bllokuar në një rrjetë. Enzo u ngjit sërish në sipërfaqe, gjeti varkën me të bijën dhe i kërkoi asaj të mblidhte disa thika. Më pas, u zhytën të dy dhe arritën ta shpëtonin delfinin e bllokuar. Ky i fundit, dukej që ndiente lodhje ekstreme dhe sapo doli në sipërfaqe, lëshoi një klithmë gëzimi, gati njerëzore (kështu e përshkruan Enzo). Kujtojmë që një delfin mund të mbijetojë nën ujë vetëm 10 minuta.

Delfini i shpëtuar, ende i lodhur, u kontrollua nga Enzo dhe e bija e tij. Më pas, ndodhi surpriza. Ishte një delfine femër, e cila në ato momente i dha jetën edhe një delfini tjetër. Delfini i parë, i cili “e lajmëroi” Enzon fillimisht, e përqafoi delfinen dhe të voglin. Më vonë, iu afrua Enzos dhe i preku faqen, gati si një puthje, si një gjest mirënjohje. Në fund, u larguan të tre.

Enzo Maiorca e përfundoi ndërhyrjen e tij duke thënë: “Deri në momentin që njerëzit nuk do të mësojnë të respektojnë dhe të dialogojnë me botën e kafshëve, nuk do ta njohin asnjëherë rolin e tyre në këtë tokë”.