Kreu i qeverisë Edi Rama ka sqaruar se të gjithë qytetarët të cilën janë në izolim gjatë kësaj periudhe të vështirë të shkaktuar nga Covid-19, do duhet të paguajnë energjinë elektrike muaj për muaj.
Ai sqaron se nuk është bërë falje kamate për muajt që do të vijnë, por për ato që kanë kaluar, për biznesin e vogël dhe për familjarët.
Blendi Fevziu: Kishte shumë qytetarë që kërkojnë që të mos paguajnë dritat dhe ujin gjatë këtyre muajve të karantinës sepse janë në vështirësi… mund të bëhet?
Edi Rama: Kjo nuk do ndodhë kurrë…
Ndërkaq sa i takon kompanive telefonike, Rama tha se janë duke punuar dhe shumë shpejt pritet që të ketë një vendim edhe për këtë, për të lehtësuar qytetarët gjatë periudhës së karantinës.