Extra Klonohet për herë të parë në histori një ujk i egër arktik

Klonohet për herë të parë në histori një ujk i egër arktik

Për herë të parë në histori, një ujk i egër arktik u klonua nga një firmë kineze. Ai quhet Maya sapo ka mbushur 100 ditë që nga ardhja në jetë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Duke përdorur një qen beagle si bartës, kompania pretendon ka klonuar me sukses një ujk Arktik, “i pari në botë” i këtij lloji.

“Ujku i sapolindur ka të njëjtin gjenom si ujku origjinal, por versioni i klonuar i tij nuk ka jetuar me ujqër të tjerë, por me një qen. Në fakt, për qentë dhe macet e klonuara ka edhe një problem të socializimit të hershëm. Klonimi i qenit dhe maceve është relativisht më i lehtë, dhe  ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë fushë. Në hapin tjetër, ne mund të klonojmë kafshë të egra të rralla”, tha eksperti i kompanisë.

Pavarësisht se do të rriten larg ujqërve të tjerë të Arktikut, shkencëtarët kinezë e përshëndesin procedurën si një arritje historike në ruajtjen e kafshëve të egra të rrezikuara dhe specieve të rralla.

Nga kloni i parë deles “Dolly”, teknologjia e klonimit ka ofruar mundësinë e diversifikimit të popullatave të disa specieve si gjedhët, derrat dhe kuajt. Kur identifikohen specie të rrezikuara në disa vende, klonimi i qelizave të ruajtura nga teknologjitë e ngrirjes mund të gjenerojë jetë të re.