Politika Rama takon presidentin Joe Biden në New York

Rama takon presidentin Joe Biden në New York

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin amerikan Joe Biden gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar në Facebook foton me Biden, të cilën e konsideron si “foton e ditës”.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Biden janë të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, znj.Linda Rama dhe Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York në kuadër të sesionit të 77- të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.