Jurgen Klopp do të tërhiqet nga posti i trajnerit të Liverpoolit në fund të sezonit.
Trajneri gjerman ka informuar pronësinë e klubit për vendimin e tij për t’u larguar, pasi kishte marrë drejtimin në Liverpool në 2015.
Klopp ka fituar gjashtë trofe me Reds, duke përfshirë titullin e Premier League në 2020 dhe trofeun e Champions League një vit më parë.
”Më pëlqen absolutisht gjithçka rreth këtij klubi, më pëlqen gjithçka për qytetin, më pëlqen gjithçka për tifozët tanë, e dua ekipin, e dua stafin. Unë dua gjithçka. Por që unë ende e marr këtë vendim tregon se jam i bindur se është ai që duhet të marr”, tha 56-vjeçari.
”Është se jam, si ta them, po më mbaron energjia. Nuk kam asnjë problem tani, padyshim, e dija që më parë se do të më duhet ta shpallja në një moment, por tani jam absolutisht mirë. E di që nuk mund ta bëj punën përsëri dhe përsëri dhe përsëri dhe përsëri”, theksoi ai.
”Pas viteve që patëm bashkë dhe pas gjithë kohës që kaluam bashkë dhe pas të gjitha gjërave që kaluam së bashku, respekti u rrit për ty, dashuria u rrit për ty dhe më e pakta që të detyrohem është e vërteta – dhe kjo është e vërteta”, përfundoi ai.