Ekonomi Drejtori i KESH, Ergys Verdho jep dorëheqjen

Drejtori i KESH, Ergys Verdho jep dorëheqjen

Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Ergys Verdho, ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se dorëheqja është për shkak të largimit në një detyrë tjetër. Për momentin nuk ka një emër të ri, teksa drejtimi i korporatës po bëhet aktualisht nga Ministria e Energjisë.

Ergys Verdho erdhi në krye të KESH në qershor të vitit 2021, duke zëvendësuar në këtë detyrë Benet Becin, i cili dha dorëheqjen për shkak të angazhimeve në politikë.

Më herët, Verdho kishte mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.