Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka prezantuar ligjin e ri përpara Komisionit Parlamentar të Sigurisë i cili parashikon prezencë ushtarake të trupave shqiptarë në luftën kundër ISIS.
Sipas ministres, SHBA-ja ka kërkuar ushtrinë shqiptare në frondin kundër xhihadistëve.
Gjithashtu Kodheli u shpreh se ushtarët shqiptarë do të vazhdojnë të jenë prezentë edhe në Afganistan.
“Prezenca ushtarake në Afganistan përkrah NATO-s, në funkson të paqes është dyfishuar” tha ajo.