Gjatë stinës së verës, mjafton një kalli misri për të të ofruar momente të veçanta kënaqësie. Misrat e pjekur apo kokrrat e misrit të ziera e të lyera me fare pak gjalpë nuk kanë të krahasuar.
Prej kohësh, misri i verdhë është përçmuar nga njerëzit që i frikësohen karbohidrateve. Më poshtë gjeni të gjitha vlerat që përfiton organizmi nga konsumimi i misrave.
Misri është i pasur me ushqyes
Sipas të dhënave, të cilave i referohet AgroWeb.org konstatohet se misri, pavarësisht ngjyrave, është i pasur me ushqyes përfshirë antioksidantët, beta karotenin dhe luteinën.
Janë karotenoidët ato që i japin misrit ngjyrat e veçanta.
Karotenoidët janë të dobishëm në parandalimin e sëmundjeve të syve, ndaj thuhet që karrota të ndihmon të shohësh në errësirë. Misri përmban vitaminat B dhe C, së bashku me magnezin dhe kaliumin.
Misri ka më pak sheqer se molla
Misri i verdhë është i ëmbël, ndaj supozohet të ketë shumë sheqer. Një kalli misër përmban të njëjtat kalori sa molla por më pak se një të katërtën e sasisë së sheqerit.
Ushqim për bakteret e mira
Misri i verdhë ka sasi të larta të fibrës së patretshme që u bën mirë baktereve të mira në stomak dhe i ushqen ato.
Nuk përmban gluten
Shumë njerëz kanë tolerancë të kufizuar ndaj glutenit. Misri i verdhë nuk përmban gluten.
Në formën e miellit, misri përdoret për përgatitjen e makaronave pa gluten, një variant më i shëndetshëm në krahasim me alternativat e tjera.
Pasuri fibrash
Shumica prej nesh kemi mungesë fibrash në organizëm. Si çdo perime tjetër, misri i verdhë është burim i jashtëzakonshëm fibrash që i bëjnë mirë sistemit tretës.
Përzgjidhni misrat në kallinj të mirëformuar me gjethe me ngjyrë të gjelbër dhe mustaqe të arta. Informohuni për kohën e mbledhjes së kallinjve të misrit dhe blini vetëm ata që janë të freskët. Kjo sepse me kalimin e kohës, kokrrat e misrit e transformojnë sheqerin në niseshte dhe humbasin ëmbëlsinë e tyre dhe shijen e lëngshme.