Një kontenier me fara kafeje u kap nga autoritetet italiane të cilat zbuluan 650 kilogramë kokainë
Droga, e zbuluar në 23 thasë gjatë një kontrolli në portin e Lvornos, në Toskanë, me një vlerë tregu prej 130 milionë eurosh është sasia më e madhe e kapur në Itali gjatë 10 viteve të fundit.
Kokaina, e zbuluar më 15 janar, gjendej në një kontejner që ishte nisur nga Hondurasi, më pas ishte transferuar në një anije tjetër në Kosta Rika.
“Destinacioni përfundimtar ishte qyteti spanjoll i Barcelonës”, theksuan forcat e policisë.