Një çift 45-vjeçarësh dhe vajza e tyre 20 vjeçe, u arrestuan në trenin e linjës Athinë-Selanik, në Greqi, pasi policia i kishte survejuar prej kohësh, pas dyshimeve se ishin pjesë e një rrjeti që trafikonte kokainë.
Në pranga ra një shtetas grek, bashkëshortja e tij shqiptare dhe vajza e tyre, ndërsa u sekuestruan edhe 2 kukulla që kishin 205 gramë kokainë në brendësi të tyre, afro 9 mijë euro, një kompjuter dhe një automjet.
Nga hetimet rezulton se e gjithë familja, që banonte në Selanik, mundësonte sjelljen e sasive të konsiderueshme kokaine nga Athina drejt qytetit të tyre, duke e fshehur brenda kukullave, ndërsa për transport përdornin zakonisht trenin, por edhe automjetin e tyre