Aktivistja Evi Kokalari e pranishme në “Foltoren” e Berishës në Pogradec ka paralajmëruar demokratët që të kenë kujdes nga Erion Veliaj.
Kokalari u shpreh se Veliaj është kokë e këmbë njeriu i Sorosit dhe është më i rrezikshëm se Rama.
“Kini mendjen te Erion Veliaj është kokë e këmbë njeri i Soros. Edi Rama mund të ikë nesër, pasnesër, por Erion Veliaj mund të jetë më i rrezikshëm se Rama, dhe ju them të tërëve ta keni mendjen tek ai”, u shpreh Kokalari.
Sakaq, Kokalari akuzoi Bashën se njësoi si me foton me Trump në 2017, e shiti takimin e djeshëm me kongresmenët sikur mori mbështetjen amerikane.
Sipas Kokalarit, kongresmenët kishin ardhur për çështjen e emigrantëve afganë. Më tej ajo shtoi se mezi pret që Sali Berisha të bëhet kryeministër dhe të shpallë George Soros “non grata”.
“Më 11 dhjetor kryetar i ri i Partisë Demokratike do të jetë Sali Berisha dhe sot dua të them që dua ta shoh kryeministër të Shqipërisë. Dhe gjënë e parë Berisha duhet të bëjë George Soros dhe të birin “non grata”. Të njëjtën gjë të bëjë dhe Kosova. Soros ka 5 zyra në Ballkan. Berisha është ndër të paktët që flet hapur. Në momentin që Soros mori kontrollin e DASH e konsideroi zotin Berisha “non grata”.
Lulzim Basha vijon të përfitojë nga rasti. Siç ishte rasti dje kur ne patëm disa kongresmenë amerikanë që kanë ardhur në Shqipëri për t’u marrë me vettingun e refugjatëve afganë përpara se të shkojnë në SHBA. Ky grup u takua me kryeministri dhe nuk e di u takuan me Metën, por takuan dhe Bashën. Por Lulzim Basha del me një deklaratë dhe thotë që kemi mbështetjen e amerikanëve. Pra është e qartë, që siç ka shfrytëzuar fotografinë me Donald Trump në 2017 që pagoi 500 mijë dollarë, që unë e kam ngritur problemin. Po të njëjtën gjë bëri dhe dje. Ata nuk e kanë idenë fare se kush është Lulzim Basha”, u shpreh Kokalari.