Shkencë në ngjizje apo mbijetesë pas plagësh? Kolapsologjia, një teori që parashikon kolapsin e civilizimit industrial, ka jo pak sukses në letra, por mbetet margjinale në botën shkencore.
Një nga hipotezat më të mundshme është se në 2050 do të ketë më shumë njerëz në tokë.
Në librin e tij të ri, “Para rënies”, Yves Cochet, ish-ministër francez i Ambientit, parashikon një kolaps global që do të bëjë që gjysma e popullatës të zhduket në më pak se 10 vjet.
Ekologjisti, që pretendon se është kolapsolog, e bazon këtë bindje të tij tek besimi se rezervat e naftës do të përfundojnë dhe pas kësaj do të shpërthejnë luftrat.
“Bota nuk mund t’ia dalë, nuk ka më burime të mjaftueshme”, thotë ai duke treguar shtëpinë e tij në një fshat në Rene.
Ai pohon se po përgatitet për kolapsin e shoqërisë dhe beson se do të ketë epidemi, uri dhe luftëra duke filluar që nga 2028.
Me rritjen e shqetësimeve ambientaliste, kolapsologjia po ndez gjithnjë e më shumë interes. Dhe për sa i takon shitjes së librave, është jashtëzakonisht e suksesshme.
Këto teori lulëzojnë në rrjetet sociale dhe tërheqin një audiencë urbane, të shkolluar dhe të re në moshë. Shumë shkrimtarë kohët e fundit kanë përqafuar këtë temë, ndër të cilët francezi Fred Vargas apo amerikani Jonathan Franzen. Edhe OECD i ka dedikuar një simpozium të veçantë të titulluar “Parandalimi i kolapsit”