Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra ish drejtuesin e Prokurorisë par Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj.
Sipas KPA, Hajdarmataj ka mungesë burimesh financiare për vitet 2010-2013, si dhe ka pasur kontakte me dy persona me precedentë penal.
KPA gjithashtu, argumentoi se në disa dosje janë vërejtur ndërhyrje nga ana e Hajdarmatajt jashtë kompetence e në një procedim të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda nuk ka vepruar në cilësinë e drejtuesit, duke qenë pasiv.
Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda ka mohuar gjetjet e KPA gjatë gjithë procesit dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Në vitin 2019, Hajdarmataj kaloi me sukses procesin fillestar të vetting-ut, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) që e konfirmoi në detyrë.