Mbyllet odiseja e ankimeve për zgjedhjet e 25 Prillit. Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar këtë të martë dhe ankimimet për dy qarqet e fundit atë të Fierit dhe Elbasanit.
Sipas përfaqësuesit të PD këto vendime janë në kundërshtim me ligjin zgjedhor dhe të urdhëruar nga Edi Rama për të fshehur masakrën zgjedhore.
Opozita thotë se po bëjnë gati strategjinë ligjore për ta ndjekur në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Strasburgut për të bërë sipas saj transparencën e këtyre zgjedhjeve.