Sport Kombëtarja pret Moldavinë, rikthehet mbrojtësi Mavraj

Kombëtarja pret Moldavinë, rikthehet mbrojtësi Mavraj

Kombëtarja kuqezi nuk ka humbur kohë pas humbjes në Islandë, duke vijuar përgatitjet për takimin ndaj Moldavisë.

Kontingjenti i lojtarëve ka qenë i njëjtë ndërsa lajmi i mirë për trajnerin Edi Reja është rikthimi i Mërgim Mavraj. Mbrojtësi shtatlartë ka lënë pas pezullimin me kartonë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Moldavia nuk do të ketë në dispozicion ndaj Shqipërisë lojtarin më të rëndësishëm dhe njëkohësisht kapitenin e skuadrës, mesfushorin Artur Ionita i cili u ndëshkua me karton të kuq në takimin ndaj Andorrës.

Shqipëri-Moldavi luhet këtë të martë në orën 20:45 në “Elbasan Arena”.