Komisioni i Rithemelimit është mbledhur në selinë e PD-së, pas vendimit të Gjykatës për të njohur Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ndryshimet statutore të bëra gjatë tij.
Ndërkohë, Berisha iu ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen.
“Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe, por t’i thuhet e drejtës e drejtë. Mesazhi i demokratëve sot është vetëm një: bashkim, bashkim, bashkim”, u shpreh ai.
Gjykata e Tiranës njohu sot ndryshimet statuore të Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetor, që u thirr nga Sali Berisha.
Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso deklaroi se tashmë PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.
Ndërsa, kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se vendimi është skandaloz dhe do e ankimojnë.