Politika I buzëqeshur, Sali Berisha rikthehet në selinë e PD-së

I buzëqeshur, Sali Berisha rikthehet në selinë e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha rikthehet brenda selisë blu.

Para mbërritjes së Berishës, ishin përfaqësuesit e “Foltores” ata që hynë në zyrën e kryetarit të komanduar të PD Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi ku ka nisur një takim prej orës 14:40.

Mbledhja po mbahet në zyrën e Gazment Bardhit.

Grupi i deputetëve që ndodhet në selinë e PD janë Flamur Noka, Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, si dhe përfaqësuesi ligjor i Foltores, Ivi Kaso.