Rriten presionet e komunitetit shkencor britanik mbi qeverinë e Boris Johnson për kufizime të mëtejshme, deri në një mundësi bllokimi të dytë, në përgjigje të një vale të dytë te infeksioneve te koronavirusit.
Mbretëria e Bashkuar pati të martën 367 vdekje dhe sipas mjekes së njohur, Yvonne Doyle, vendi mund të ketë më vdekje se në valën e parë.
Vendi, të paktën prej dy javëve, ndodhet në përpjekje për të thyer zinxhirin e kontakteve dhe infeksioneve.
Një pjesë e këshilltarëve shkencorë kërkojnë bllokime në të gjithë vendin, sidomos në disa zona të Anglisë Veriore.
Një zëdhënëse e Downing Street u kufizua duke thënë se qeveria po vlerëson hapat e ardhshëm në bazë të udhëzime të dhëna nga ekspertët.