Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 8 të arrestuarit për koncesionin e sterilizimit.
Gjatë seancës, të dyshuarit kanë kërkuar masa më të buta sigurie. Avokatja e ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, Elvira Hysa, kërkoi masë më të butë sigurie se “arresti në burg” edhe kundrejt garancisë pasurore.
Masat:
-Klodjan Rjepaj: arrest me burg për “shpërdorim detyre”
-Ilir Rrapaj: arrest me burg për “mashtrim me pasoja të rënda”
-Saimir Kadiu: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Marsela Serjana: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh:” dhe “shpërdorim detyre“
-Arben Gjata: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Naile Ajazi: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”
-Genc Byrazeri: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Petri Mersini: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”