Presidenti i Republikës Ilir Meta do të dalë nesër në një konferencë shtypi në orën 12:00.
Fokusi i konferencës nuk dihet ende, por situata politike dhe komentet e Presidentit për krizën nuk duket se do të mungojnë.
Por po ashtu edhe kryeministri Edi Rama pritet të dalë para mediave vetëm një orë më herët: “Nesër në orën 11.00 në Sallen e Hartave – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët”, njoftoi sot Kryeministria.