Bota Konfirmimi nga shkencëtarët: Viktima e parë në Europë nga Covid-19 ishte në...

Konfirmimi nga shkencëtarët: Viktima e parë në Europë nga Covid-19 ishte në Serbi

Viktima e parë nga Covid-19 në Europë u shënua në Serbi dhe jo në Francë, siç dihej më herët. Zbulimi është bërë nga shkencëtarët në Beograd, të cilët kryen një studim.

Viktima ishte një 56-vjeçar, punonjës në ndërtim, i cili vuante nga temperatura e lartë, kolla e thatë dhe problemet në frymëmarrje. Ai humbi jetën më 5 shkurt të vitit të kaluar, ndërsa shkaku i vdekjes u shënua fillimisht pneumonia.

Disa muaj më pas, shkencëtarët nga Instituti i Mjekësisë në Beograd, gjetën prova se 56-vjeçari ndërroi jetë për shkak të Covid-19.

Viktima e parë në Europë ishte raportuar në Francë më 15 shkurt të 2020-ës, por tashmë kjo është rrëzuar nga konfirmimi në Serbi. Aktualisht mbi 111 milionë persona janë infektuar në të gjithë botën, ndërsa mbi 2.5 milionë të tjerë kanë humbur jetën.