Kryeministri italian Giuseppe Conte ka njoftuar se janë evidentuar dy raste me koronavirus.
Në një konferencë për shtyp ai bëri me dije se janë dy turistë kinezë të infektuar me koronavirus, të cilët ndodhen në Itali pasi kishin ardhur si vizitorë.
“Kemi dy raste të konfirmuara të koronavirusit në Itali. Ata janë dy turistë kinezë në vendin tonë”.
Ndërkohë sot OBSH ka shpallur dhe emergjencën globale pasi ky virus vdekjeprurës po përhapet në të gjithë botën me shpejtësi.
Deri më tani numri i viktimave ka arritur në 170, ndërsa mbi 8 mijë persona kanë rezultuar bartës të virusit.