Pas zjarrit në Notre-Dame në Paris miliona njerëz në të gjithë botën filluan të shprehnin solidaritet dhe trishtim me francezët për ngjarjen e rëndë.
Por mes mesazheve të solidaritet, erdhën edhe teoritë e konspiracionit dhe dezinformimi mbi shkakun e zjarrit. Ashtu si me shumicën e tragjedive të mëdha në dekadën e fundit, dezinformimet rreth Notre Dame filluan të përhapet pothuajse menjëherë. Brenda pak orësh, teoritë e konspiracionit pushtuan internetin.
Shumë media flisnin për maska gazi të gjetura pranë katedrales, dyshime për sulm terrorist dhe teori se Macron i kishte vënë zjarrin qëllimisht katedrales mesjetare.
Një sërë gazetarësh, ish politikanësh dhe komentatorësh po kërkojnë çdo provë për t’i lidhur shkaqet e zjarrit me komplote terroriste. Arsyeja kryesore duket se është barë fakti që përgjatë gjithë të hënës, në Notre-Dame nuk ishte lejuar asnjë turist.
Shumë përdorues në Twitter fajësojnë “hebrenjtë dhe myslimanët”, duke thënë se ata janë të vetmit që kanë reaguar me gëzim pas lajmit për zjarrin në katedrale. Një profil i rremë i CNN shkruante se zjarri ishte një akt terrorist. Të tjera media shkruanin për një makinë të braktisur të gjetur pranë katedrales, brenda të cilët kishte dokumente arabe.
Teoria e parë, erdhi në emisionet e mëngjesit në televizionet britanike, ku analisti Ken Follett ngriti mjaft dyshime për shpejtësinë e zjarrit që goditi katedralen 850 vjeçare gotike.
“Teorikisht ajo që po digjej ishte tavani prej lisi dhe dushkut, pra zjarri duhet të jetë me të vërtetë i ngadalshëm dhe me shumë tym”, u shpreh ai. “Megjithatë, një mik i imi nuk pa tym para orës 7 dhe tha se deri në orën 19:30 ishte një shpërthim”, deklaroi ai.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Fox News intervistoi po ashtu në emisionin e mëngjesit një zyrtar francez, i cili e krahasoi zjarrin në katedrale me sulmin e kullave binjake. Madje Philippe Karsenty akuzoi presidentin francez Emmanuel Macron se i kishte vënë zjarrin Notre-Dame në përpjekje për t’i bërë jelekverdhët të duken ke”.
Zyrtarët aktualë francezë janë ende herët në procesin e përcaktimit të shkakut të saktë të zjarrit, por kjo nuk e ndaloi rrjetin më të shikuar televiziv në Amerikë të përhapte teori konspiracioni.
Këtyre zërave duket se i ëhstë shtuar edhe fakti se që nga shkurti, në Francë ka ka patur të paktën 10 incidente të vandalizmit dhe përdhosjes së kishave katolike. Gazeta franko-katolike franceze “La Croix International” sulmet ndaj kishave përfshinin përdhosjen e altarëve, shkatërrimin e statujave të Krishtit dhe në një rast ekstrem, jashtëqitja njerëzore u përhap nëpër muret e një vendi të shenjtë adhurimi.
Sipas daljes, një nga sulmet e para ishte më 4 shkurt në Kishën Katolike të Shën Nikollës, ku u gjet një statujë e përdhosur e Virgjëreshës Mari në tokë. Më 5 shkurt u gjet një pëlhure e djegur e altarit dhe një statujë e shpërfytyruar e Krishtit. Në një tjetër kishë pati hetimeve për zjarrvënie të qëllimshme.
Duke vënë thkesin tek këto incidente, të tjera media publikuan disa parashikime të Nostradamus, duke thënë se profeti francez ka përshkruar në një letër 500 vjet më parë mënyrën se si do të digjej një pjesë e mirë e Katedrales më të vizituar në Europë.
“Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë…Me ardhjen e pranverës një Kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët…’ thuhet të ketë parashikuar Nostradamus.
Por ngjarja e ndodhur më 15 prill ka zgjuar edhe reagimet e shumë njerëzve të fiksuar pas datave dhe rëndësisë që ato marrin në histori, sidomos kur lidhen me ngjarje të bujshme.
Sipas tyre, përgjatë historisë, më 15 prill kanë ndodhur disa nga tragjeditë më të mëdha dhe ngjarje që kanë tronditur botën.
Më 15 prill 1865, presidenti Abraham Lincoln u vra pasi ishte qëlluar një natë më parë nga aktori John Ëilkes Booth. Në pot ë njëjtën datë, në vitin 1912 anija më e madhe e kohës, Titaniku u fundos në oqeanin Atlantik, duke lënë me shumë se 1500 viktima. Në vitin, dy bomba shpërthyen gjatë maratonës së Bostonit në SHBA, duke vrarë tre njerëz dhe plagosur 264 të tjerë, ndërsa më 5 prill të vitit 2014 u shënua masakra më e madhe luftës civile në Sudanin e Jugut. Të paktën 200 njerëz u vranë teksa kërkonin shpëtim në spitale dhe institucionet e kultit.