Aktualitet Kontrabanda me bizhuteri luksoze, GJKKO dënon 8 persona, mes tyre e gjitha...

Kontrabanda me bizhuteri luksoze, GJKKO dënon 8 persona, mes tyre e gjitha familja e ish-shoferit të Ardi Veliut

Sokol Idrizaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar 8 persona si pjesë e një grupi kriminal të akuzuar për vjedhje dhe kontrabandë të mallrave të shtrenjta nga Franca në Shqipëri.

Tetë të akuzuarit janë shpallur fajtorë për kontrabandë mallrash, mosdeklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.

Këta persona akuzohet se kanë sjellë në vendin tonë bizhuteri luksoze që dyshohet se janë vjedhur në Francë dhe shitur në vendin tonë.

Mes të dënuarve është Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut në kohën kur ky i fundit ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Gjykata e Posaçme ka vendosur dënimin e Agustin Mesulit me 11 vite burgim, që me gjykim të shkurtuar është dënuar përfundimisht me 7 vite e 5 muaj burg.

Altin Doda është dënuar me 11 vite burg, e konvertuar në gjykim të shkurtuar përfundimisht me 7 vite e 5 muaj burgim;

Sokol Idrizaj 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar i dënuar me 5 vite e 7 muaj;

Elda Idrizaj e dënuar 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar përfundimisht 5.7 vite burgim;

Florian Baku 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj;

Egi Idrizaj me 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4 vite e 7 muaj. Për shkak të fëmijës së mitur, dënimi me burg për Egi Idrizajn është pezulluar.

Bora Idrizaj është dënuar 2 vite burgim, që i është konvertuar në shërbim prove. Vangjush Kasharra. është shpallur i pafajshëm nga akuza e fshehjes së të ardhurave dhe Tomor Barutit i është konvertuar në shërbim prove dënimi me 2 vite.

Ky grup u akuzua dhe dënua sepse transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes një argjendarie në Tiranë, si dhe nëpërmjet faqeve online.