Aktualitet Kontroll bizneseve për masat/ Gjobiten disa fasoneri dhe call-center

Kontroll bizneseve për masat/ Gjobiten disa fasoneri dhe call-center

Inspektoriati i Punës ka ushtruar kontrolle të rrepta për bizneset nëse ato zbatojnë masat e ndërmarra kundër koronavirusit.

24 biznese fasoneri dhe call-center, ku ishin të punësuar afro 3 mijë persona, kanë shkelur rregullat e vendosura dhe janë mbyllur pas këtyre kontrolleve. Subjektet do të rinisin punën vetëm kur të zbatojnë të gjitha masat dhe nëse do të kenë sërish shkelje, do t’u pezullohet aktiviteti.

Në total inspektorati ka kontrolluar 142 subjekte,  kryesisht fasoneri dhe call-center.

Ndërsa 83 subjekte të verifikuara kanë pezulluar vetë përkohësisht aktivitetin e tyre në kuadër të situatës alarmante si pasojë e koronavirusit.