Korça njihet si qyteti më romantik i Shqipërisë! Që nga serenatat e famshme në pranverë, tek dëbora që vesh çatitë në dimër, Korça di të jetë gjithmonë poetike dhe frymëzuese. Shtëpitë tradicionale, rrugicat me kalldrëm, ajri I freskët dhe mikpritja, ndërthuren së bashku për të krijuar një atmosferë të ngrohtë e festive që nuk ka të krahasuar në Shqipëri.
Jo pak herë duhet t’ju ketë ndodhur të dëgjoni etiketimin “Parisi i vogël” për Korçën, që ngjan i merituar kur sheh se pikërisht në këtë qytet ndodhen disa nga institucionet e kulturës apo muzeumet më tërheqëse të vendit.
Origjina e emrit: Gjoriçë, Goriçë. (Por edhe sot asnjë studiues nuk ka një ide të qartë se nga vjen emri i qytetit të Korçës).
Gjurmët e vjetra: Zona e Korçës e ndodhur në kufi me Mbretërinë Ilire dhe Epirin është banuar që nga mijëvjeçari i katërt p.e.s
Themelimi: Qyteti modern i Korçës u formua në shekullin XV kur Iljaz Bej Mirahorie zhvilloi Korçën sipas urdhrit të Sulltan Mehmeti II. Nën pushtimin osman Korça me emrin “Göricë” ishte sanxhak i vilajetit të Manastirit.
Data me rëndësi kombëtare: Është hapur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqipëri për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917.