Opinione Korona krihet, memaliotët digjen!

Korona krihet, memaliotët digjen!

Drejtuar pushtetit qendror dhe atij vendor!

Viruset, përveç pasojave të lënë deri në marrje jetësh, zbulojnë jo vetëm imunitetin e njerëzve dhe të një shoqërie të tërë që ajo prek, por edhe atë të imunitetit moral të kësaj të fundit, ku përfshihet edhe qeveria që udhëheq këtë shoqëri!

E kam fjalën për qeverinë vendore të Bashkisë Memaliaj, e cila në vend të bëhet pjesë e luftës globale kudra Pandemisë së virusit Korona, gjendet papritur, e infektuar prej saj!

Nuk po zgjatem me terrorin që përjetohet në planet nga ky vuris vrastar, pasi është e pamundur t’i sjellim të gjitha në këtë rrëfim shqetësues, por po ndalem tek tronditja psikologjike dhe shpirtërore që po përjetojnë disa familje të varfëra memaliote, të cilat, përveçë varfërisë, shto këtu edhe goditjet që po u jepë izolimi nga virusi Korona, po goditen sërish edhe nga padrejtësia e ndarjeve të ndihmave që u është caktuar nga qeveria qendrore, të cilat po përfundojnë me abuzimet që ballafaqohen me qeverinë vendore!

Siç e dimë, qeveria Rama, ka bërë të ditur publikisht se: invalidëve, të moshuarve që jetojnë të vetmuar dhe ata që nuk kanë asnjë të ardhur, t’ju jepen ndihmat ekonomike, siç janë pakot me ushqime dhe t’ja u çojnë port më portë. Kjo është parë të zbatohet më shumë në kryeqytet dhe ndonjë qytet tjetër, por në Bashkin Memaliaj, po ndodh e kundërta!

Në faqen zyrtare të kësaj Bashkie, shikojmë promovimin e radhës, ku punonjës apo nënpunës të saj, të veshur jelekverdhë dhe me logon në shpinë, ndajnë qese plastike me ushqime. Në mesë të ditës: disave ja u lenë përdhe; disave në prag të portës dhe disave të tjerëve me “dron”, që di të fluturoj vetëm natën! Këto detaje i mësova më vonë me anë mesazheve, por edhe komenteve, nga reagimet e atyre që duhej të ishin të parët që duhej të përfitonin!

Pamjet, duke shumë poshtëruese! Nuk u ndjeva mirë kur pash disa memaliotë që njihja, të cilët ishin fiksuar në fotografitë promovuese, duke u përulur deri në gjunjëzim, për të ngritur një qese të vogël me ushqime! Pamje të tilla, ishin disa dhe kjo vretë jo vetëm atë që gjunjëzohet për të marr ndihmat, por këdo që e shikon, pasi të linë shijen se Bashkia po shpërndante lëmoshë, qytetarët ishin të detyruar gati të gjunjëzuar, duke e parë si të vetmin ushqim për të mbijetuar! A ka menduar ndonjëherë Administrata e Bashkisë, se si do ndihen fëmijët e këtyre familjeve, ku pamjet do të lundrojnë në interent dhe këta fëmijë, do bien preh e bullizmit?! Kjo nuk ndodhë në Amerikë, pasi padyshim që shteti do përballet përpara drejtësisë dhe i bie që t’i dëmshpërblejnë shumë shtrenjtë, pasi askush nuk ka të drejtë të luaj më ndjenjat dhe dinjitetin e askujt! Nëse e bëjnë për të mbledhur prova, për punën që bëjnë, mirë bëjnë, por jo të kësaj natyre që prek drejtpërsëdrejti të drejtën mora të shtetasve!

Sa herë që kanë bërë fushata partitë, në shkëmbim të votës, u kanë dhuruar nga një thes me miell, por kjo bëhej hapur, me lista dhe e shoqëruar edhe me etikë, ndryshe në këtë luftë, popull-korona!

Shpërndarësit duken pa maska, hedhur një shall fytyrës, e cila nuk mbrojnë asnjërin! Nuk e di sa të trajnuar dhe të sigurtë kanë qenë punonjësit e bashkisë, që ja u linin çantat në shesh, ku dihet qartë që këpuca shkel vend e pa vend dhe është një mënyrë e sigurt që përcjellë virusin. Nuk kishte bashkia copa letra apo fleta gazetash, për t’i mbivendosur këto trasta dhe prej andej, përdorej letra mbrojtëse e radhës?! Harrojnë punonjësit e bashkisë që duhet të vendosin maskat dhe t’ ua japin në duar ato pak ushqime, dhe jo sikur u japin lëmoshë!

Shpërndarja është bërë e pa studiuar mirë, duke mos përpiluar një listë për çdo familje në nevojë që ka çdo lagje, por i kanë shpërndarë siç kanë dashur; nga një lagje në tjetrën, pa mbaruar si fillim për çdo lagje!

Nga komenti i një nënpunëseje të bashkisë që postoi tek komentet në Facebook tek faqja “Tepelena Sot”, shprehej se: “Shpërndarja e ndihmave nuk ka përfunduar. Mos harrojmë që në juridiksionin e bashkisë janë edhe 53 fshatra, e sërish bashkia ka shpërndarë më shumë ndihma në qytet për familjet në nevojë, dhe do vazhdojë të shpërndajë. Por duhet patur parasysh se gjërat nuk bëhen sa hap e mbyll sytë.”

Padyshim që jam dakord për çfarë shprehet, por disa familje memaliote shprehen ndryshe, jo vetëm në komentet e tyre, por edhe në mesazhet që më kanë derguar apo telefonatave që më kanë bërë!

Në radhë të parë, ndihmat kanë ardhur me kuti për çdo familje dhe tjetra, këto ndihma i përfitojnë të gjithë të moshuarit që janë mbi 65 vjeç. Këto kuti janë shpërndarë natën tek të afërmit dhe të njohurit e nënpunësve, pa harruar edhe tek mbështetësit që votojnë vetëm majtas, të cilat kanë katër fëmijë dhe më tragjikja është se Bashkia është në dijeni për gjendjen e tyre të mjeruar dhe pa asnjë të ardhur, prapëseprapë, nuk u kanë lidhur as asistencë dhe nuk u kanë çuar as trastën e vockël prej plasmasi që më shumë ka kripë dhe të tjerat të përgjysmuara!

Ndihmat me kuti, i kanë marr disa familje që punojnë në punë shteti, siç është Ujësjellësi, një tjetër që ka edhe lokal, pa harruar një tjetër që i ka shtëpitë të shtruara me mermerë, ndërsa nga ana tjetër, bashkia nuk u jep asistencë disa familjeve duke u përmendur se kanë televizorë dhe frigoriferë!

Disa të moshuarve që jetojnë të vetmuar dhe janë ngujuar në karantinë, nuk janë pyetur asnjëherë për kushtet që përjetojnë karantinën dhe mbas 14-ditësh karantinë, kanë dalë për të blerë ndonjë pako kafe, dhe janë ndaluar nga policia e qytetit, për daljen e tyre të lirë. Nëna memaliote u është përgjigjur se: “Kam 14-ditë pa dalë jashtë duke zbatuar urdhërin e kryeministrit dhe ju kam thënë para se të futesha në karantinë, se duhet të bëni me dije kryetarin e Bashkisë, se jam e vetme dhe kam nevojë për ndihmë!” Ata u përgjigjën se e kishin përcjellë mesazhin e saj, por Bashkia as që e vuri ujin në zjarr. Po kjo nënë, kur u ka kërkuar ndihmë, nënpunësit e Bashkisë i kanë thënë se: “Nuk ju takon, pasi ke fëmijët në Greqi dhe Itali!” Nuk e kuptoj këtë komunikim që u bëhet prindërve tanë, pasi dihet për detyrimet që kemi edhe pse kemi familjet tona, por në këtë gjuhë nuk i flitet një nëne.

Personalisht, kam nënën time (79 vjeçe), e cila jeton e vetme, dhe ngaqë ne të gjithë jetojmë jashtë kufijve, kërkohet më shumë kujdes nga bashkia. Ajo nuk ka nevojë fare për këto ndihma, por kur e pyeta që: “Si shkon karantina dhe për çfarë ndihme ke nevojë?,- ajo u shpreh: “Dua që bashkia, thjesht të interesohet për ne të moshuarit duke na pyetur për shëndetin qoftë edhe me telefonatë dhe tjetra, të dërgoj dikë për të na ndihmuar të hedhim mbeturinat jashtë, pasi jemi të moshuar dhe duhet të bëjmë më shumë kujdes!”

Ndërsa tek familje të tjera në nevojë, të cilat janë edhe me bindje djathtas, disa prej tyre nuk kanë marr ndihma! Edhe ata që kanë marrë, u kanë shpërndarë qeska me nga një pako makaranona, një pako me pluhur larës, një me fasule dhe një me kripë! Këto qeska kanë dalë prej ndihmave me kuti, ku nga çdo kuti, mbusheshin 4-5 qeska dhe u mbyllej goja 4-5 familjeve, duke u bërë edhe nga një fotografi për t’u hedhur të hi syve edhe të tjerëve që i ndjekin me vëmendje këto lëvizje të Bashkisë. Padyshim që ka edhe shumë familje të tjera në Bashkinë Memaliaj, të cilat edhe pse jetojnë në fshatë dhe mund të sigurojnë diçka për të mbijetuar, duhen ndihmuar patjetër, pasi tek komentet e shprehën hapur gjendjen e tyre të mjeruar! Madje ka edhe banorë të Bashkisë që nuk kanë marr pensionet dhe nuk kanë marr asnjë përgjigje edhe pse i janë drejtuar edhe faqes zyrtare “Shqipëria që duam”! Një prej tyre është edhe memalioti, z. Ilirjan Veizi, i cili shkruajti në publik dhe i drejtohej kr/ Bashisë, për bërjen të mundur të marrjes së pensionit të tij, si i vetmi burim të ardhurash për të mbijetuar. Merreni në konsideratë z.kr/ministër, pasi ai ju ka shkrujatur edhe juve tek “Shqipëria që duam”, pasi ata që administrojnë “Memaliaj që duam”, nuk kanë kohë të merren të zhvatjen e ndihmave dhe jo të merren me hallet e popullit!

Ju z. kr/ministër shpreheni se po përjetojmë Luftëne III-të Botërore, kurse këyre të pushtetit tuaj vendor, u kanë ngritur këngën “Korona po krihet dhe nevojtarët po digjen!” Ju mund t’i pyesni dhe nuk keni për të marr asnjëherë të vërtetën, pasi administata e Bashkisë Memaliaj, është solide; është ajo që ka udhëhequr edhe me ish kryetarin e mëparshëm! Banorët e Bashkisë Memaliaj, dihet që janë në varfëri të tejskajshme, por kjo nuk i detyron dotë ata të ndryshojnë karakterin, shpirtin dhe atë që shikojnë, mendojnë dhe shprehin, pasi është e vërteta, e cila është e pamohueshme! Populli i ka sytë nga qeveria juaj z. Rama dhe jo nga të pasinqertët që në qendër raportojnë ndryshe, ndërsa realiteti qëndron krejt ndryshe!

Qeveria Rama po bënë të pamundurën, që të mos ketë dallime jo vetëm në këtë situatë lufte, por të mos ekzistojë më as edhe si mentalitet, duke i parë të gjithë me një sy, atë të diellit, ndërsa këta të Memaliajt, i shikojnë: disa me syrin e ditës dhe disa me atë të natës.

Çfarë prisni z. kr/ministër, që e nesërmja t’i gjejë pajetë memaliotët nëpër apartamentet e tyre, e aqë më shumë duke e përjetuar këtë tragjedi edhe fëmijët e tyre, duke i shoqëruar gjithë jetën! Është e vërtetë, që sot në qyetin tonë dhe gjithë historinë e atdheut tonë të dashur, nuk ka vdekur asnjë nga uria, edhe pse media e vaksinuar e trumbetoi humbjen e jetës të bashkëqytetarit tonë, Leonidha Duka, sikur shkak ishte uria. Une isha i pari që sensibilizova opinionin memaliotë për këtë ikje tragjike në dëgjesë, pasi rashë pre e kësaj medie dhe sinqerisht të gjithë memaliotët në diasporë e sidomos ne me banim në SHBA, aq sa u hidhëruam, u irrituam dhe nuk deshëm që ta pranonim. Falë disa telefonatave dhe mesazheve, mësova të vërtetën që: Ikja e përgojuar e bashkëqytetarit tonë të dashur, kishte ndodhur për asrye shëndetësore, pasi kishte patur gjithmonë mbështetjen e Bashkisë edhe pse ai ishte skualifikuar nga sistemi kompiuterik, që për këta invalidë është e pamundur që të mbushin me përpikmëri formularët! Për këtë i kërkojë ndjesë gjithë opinionit memaliotë e më gjerë dhe Bashkisë Memaliaj, pasi kemi kurajon z. kr/ministër dhe këtë na i jepë shënjtësia e të vërtetës, ashtu siç kjo shënjtësi po më jepë të drejtën të përcjellë këtë të vërtetë e cila vjen nga ata që janë prekur nga kjo skemë mashtuese! Asgjë nuk mbritur në tavolinat e këtyre familjeve, pasi kështu ndodh kur abuzohet barbarisht! Prandaj jam i detyruar t’i stërpërmend, pasi besoj se do ju nguliten përgjatë ditës dhe do merrni mundimin të shpëtoni këta të mjerë që nuk mjaftoi mbyllja e minierës dhe izolimi nga virusi korona, por edhe nga koronierët me çizme…!

Me dhjetra telefonata kam marrë nga bashkëqytetarët e mi, të cilët dëgjoheshin shumë të dëshpëruar, të tradhëtuar dhe të braktisur nga administrata e Bashkisë dhe aq më shumë në këtë gjendje lufte, siç e shprehë edhe vetë kr/minitsri Rama. Disa dëgjoheshin edhe të mbytur në lotë, pasi hanë njëherë në ditë dhe ky racion nuk është i plotë, pasi mendojnë për të nesërmen duke i mbajtur sytë nga porta, se kushedi, ndoshta u bien ndëmend ndonjë të babëzituri të bashkisë që është trejngopur me ndihmat e duke bërë qoka, dhe mendon edhe për këta fatlumë që shpresën e kanë tek pushteti, vendor, ai qëndrorë dhe sytë nga syri i qiellit, pra për nga i Madhi Zot!

Ja një nga mesazhet që munda të perifrazoja nga biseda që bëra me anë të telefonit: “Mondi!! Mos të duket çudi që marrin ndihma punonjësit dhe ata që kanë lokale, pasi kështu kanë bërë gjithë kohës! Turp për Bashkinë Memaliaj dhe gjithë institucionet për këto padrejtësi, që po u bëhet qytetarëve të hershëm dhe gjithë ndihmat po u jepen familjeve të ardhua nga fshati, militantëve, më saktë sepse i shohim tek faqja e tyre. Ajo pjesë e njerëzve që kanë ngelur, duke filluar nga prindërit e mi, nuk ngrenë zërin për të drejtat e tyre; zë që nuk i dëgjon njeri, pasi janë pensionistë! Është e kotë të lodhesh. Shkruan një të vërtetë për situatën dhe abuzimet me ndihmat, apo për kryetarin e Bashkisë, dhe aty shikon sesi hidhen në sulëm punonjësit servila dhe spiunat, për ta mbrojtur atë!”

Të jem i sinqertë, pasi jemi prindër dhe Zotin e kemi një: të shumtë janë ata që kanë dashur të dilnin me emrat e tyre, por ngaqë të nesërmen i pretë persekutimi, deri në heqjen e të afërmve nga puna, pranova që të dal pa emra!

Ju z.kr/ministër, jetoni në kryeqytet, ashtu si edhe unë në atë të Nju Jorkut, por jam shumë i lidhur me vendlindjen time, ku kalova tre dekada jetë dhe më dhimbsen bashkëqytetarët e mi dhe krenohem akoma më shumë që këtë status e kanë fituar edhe ata që kanë ardhur më vonë, por kur shikoj që kjo përdoret për përçarje midis memaliotëve, përcjell ndjenjën përtej tragjikes!

Të jemi të ndërgjegjshëm: edhe pse ky kryetar erdhi në pushtet pa konkurrent, shkonte shtëpi më shtëpi, për të lypur votën. Shprehej në media se, do ndihej më i denjë, nëse përballë tij do kishte qoftë edhe një konkurrent të vetëm, por fati e përplasi ndryshe! Sinqerisht, e kam vlerësuar sinqeritetin e tij gjithmonë sipas mediave që e mbështesnin atë, por kjo situatë më lë të dyshoj, se ka qenë ajo medie që është paguar më mirë për të mbajtur krahun e tij! Personalisht, e kam përkrahur në heshtje, pasi nuk shkruajta asnjë fjalë për fitoren e tij, përballë vetes, fillikat! Pyeta bashkëqytetarët dhe mësova që shumë nuk shkuan në votime, pasi janë tejngopur me premtimet edhe pse disa i përkasin të majtës! Duke parë që mundësitë e fondeve nga Qeveria Rama janë të vogla, pasi në të njëjtën kohë fitoi gjithë Shqipëria, e kam menduar që qeveria lokale, nuk do kishte fonde luksi! Pra, i detyruar, nga dezertimi opozitës, fitoi vetëm Rilindja, si e tillë e kam parë që është munduar të ndryshojë diçka! Të bëjë atë që se kanë bërë kryetarët e tjerë si: pastrimin e kanalit kryesor të kullimit, për të shpëtuar qytetin nga përmbytjet, prishjen e gardheve dhe mureve, që e çliroi qytetin nga territoret e zaptuara këtu e nga sistemi i kaluar e pas 1990-ës, mbjellja e disa pemëve si domosdoshmëri për t’i dhënë pak gjelbërim qytetit, që ia mori qendra e re e cila ishte jo e studiuar mirë, apo zgjerimin e rrugëve ekzistuese nëpër fshatrat dhe rishtrimin e tyre me një cipë zhavorri!

Për mua u dukën përpjekje shumë të mëdhaja nga Bashkia, pasi nuk i kishte bërë dikush tjetër nga paraardhësit e tij! Madje mësova se ka një projekt edhe për suvatimin e pallateve apo ngritjen e një mense tek ambientet e Kino Klubit të qytetit, për të patur një vakt ata banorë që nuk munden të mbushin barkun me bukë thatë! Më ka impresionuar aq shumë, saqë edhe pse mësoja se kryetari nuk ka banuar në Memaliaj, por në Tiranë, dhe këto 6-muaj në Memaliaj është marr me apartamentin e tij që ka mblerë e mobiluar, nuk ma zbehnin vlerësimin që kishte fituar! Por duke parë që ky kryetar, shkoi dhe i lypi votën nënës time (79-vjeçare), kjo duke më dëgjuar, u ngritë, duke ecur plot lëngime sa andej-këtej, shkoi dhe e fundosi votën e saj për kryetarin e ri dhe jo për këtë kryetar që të shpërfilli këtë moshë që po fshihet e mbrohet sipas udhëzimeve të qeverisë, për të mos u shinjestruar nga korona. Për më tej, z. kryeministër, po jua lë ju shinjestrën juve, pasi edhe pse nuk jam i majtë, kam besuar në shënjestrimin tuaj, duke të parë si një zgjedhje që do ju dhuroje më shumë shpresë bashkëatdhetarëve tanë, për një jetë më të mirë!

Ju keni bërë të pamundurën dhe po vazhdoni të bëni në këto ditë të sulmeve atomike që po bënë COVID-19, dhe ju kam përgëzuar e do desha që edhe Ju dhe guvernatori im i shtetit të Nju Jorkut, të takoheshit dhe të shkëmbenit eksperiencat tuaja në këtë luftë planetare, pasi një Zot e di sesa njurokezë apo shtetas Amerikanë do të dalin të humbur nga kjo luftë!

Faleminderit!

Edmond Ismailati

8 Prill, 2020, New York City