Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka siguruar që do të kontriubojë për të gjetur paratë e nevojshme, për vaksinën kundër Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije vetë miliarderi dhe filantropi, që vite më parë kishte njoftuar për rrezikun e një pandemie globale dhe që tani e përshkruan atë si “makthin e tij më të madh”.
Themeluesi i Microsoft ka thënë se është në kontakt me të gjithë programet më inovative, duke përfshirë edhe atë me të cilin ai punon në Universitetin e Oksfordit, me pjesëmarrjen e një kompanie italiane.
“Nëse funksionon unë dhe të tjerë në një konsorcium do të sigurojmë një prodhim masiv të vaksinës”, siguroi ai i intervistuar nga Times.
Sipas Gates, virologia Sarah Gilbert, përgjegjëse e Jenner Institute është e “jashtëzakonshme” dhe programi i nisur universiteti i Oksfordit është “një nga përpjekjet më të rëndësishme”. Për momentin, qeveria Johnson iu ka dhënë atyre fonde të mjaftueshme që të vazhdojnë me “vela të hapura”. Ndërsa Gates është duke biseduar me kompanitë farmaceutike që të jenë të afta ta prodhojnë në sasi të mëdha nëse funksionon. “Do ta provojnë mbi njerëzit shumë shpejt… Nëse rezultatet do të jenë ato që urojmë, unë dhe të tjerët do të bëjmë të mundur prodhimin global”.