Një numër i madh turistësh kanë mbetur në Shqipëri, si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi, siç ka ndodhur edhe me familjen Moser, nga Austria.
Anita dhe Atila, bashkë me fëmijët e tyre, ndodhen prej marsit në vendin tonë dhe kanë filmuar momentet nga jeta e tyre në Sarandë, ku ndodhen momentalisht, ndërsa më herët kanë vizituar edhe Tiranën apo Durrësin.
Gjatë këtij udhëtimi ata përpiqen të miqësohen me vendasit, duke respektuar distancat ndërsa i sigurojnë të gjithë se gëzojnë shëndet të plotë dhe kanë besim se kjo situatë do të kalojë. Në fund ata dërgojnë urime me diell nga Europa Juglindore dhe vijojnë përgatitjet për të festuar Pashkët. /A2