Sport Karantina nuk e ndal Cristiano Ronaldon…

Karantina nuk e ndal Cristiano Ronaldon…

Cristiano Ronaldo u largua nga Italia së bashku me familjen e tij para se të ndalonte Serie A, pasi nëna e tij ishte e sëmurë dhe që prej asaj periudhe, ylli portugez ndodhet në vendlindje së bashku me familjen e tij.

Edhe pse i izoluar, Ronaldo duket se ka arritur të ruajë formën e tij sportive.

Ai ka postuar një video në llogarinë e tij të “Instagram”-it, ku duket teksa vrapon së bashku me partneren e tij Georgina. Mjafton të shihni shpejtësinë e portugezit në atë vrapim të shkurtër për të kuptuar gjendjen e tij fizike…